Caution: JavaScript execution is disabled in your browser or for this website. You may not be able to answer all questions in this survey. Please, verify your browser parameters.

Pyetësori i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës 2025-2026

Vlerësimi i përvojës studentore, cilësisë së mësimdhënies, laboratorëve, kompetencave, transformimit digjital/AI, kërkimit, praktikave dhe shërbimeve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.


 

I nderuar student!

Në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Instituti për Cilësi në Arsim (IQE), organizon pyetësorin e studentëve i cili synon të japë informacion mbi situatën e zhvillimit të veprimtarive akademike në UT si dhe informacione të tjera që do të shërbejnë për vlerësimin e përgjithshëm të ecurisë së institucionit, evidentimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve në kohën më të shpejtë të mundshme. Me qëllim marrjen e një mendimi sa më real e të paanshëm, ky pyetësor organizohet dhe administrohet nga IQE, jashtë UT. Në asnjë rast ju nuk identifikoheni nëpërmjet përgjigjeve tuaja por ato do të jenë pjesë e rezultateve dhe analizave përmbledhëse të pyetësorit në përfundim të tij. Koha e nevojshme për plotësimin e pytësorit rreth 15 minuta.

Gjithsecili prej jush mund të bëhët pjesë aktive duke dhënë kontributin e vet në përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së mësimdhënies në Universitetin e Tiranës.  Për këtë arsye, lutemi të plotësoni këtë pyetësor brenda afatit të caktuar. 

Faleminderit për pjesëmarrjen!

www.iqe.al


 

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
I. Të dhëna të përgjithshme dhe profilizimi akademik
(This question is mandatory)
Zgjidhni Departamentin ku studioni
(This question is mandatory)
Cikli i studimit
(This question is mandatory)
Programi i studimit
(This question is mandatory)
Profili kryesor i programit tuaj
Zgjidhni profilin që përfaqëson më mirë programin tuaj. Kjo ndihmon që pyetësori të shfaqë pyetje më të përshtatura.
(This question is mandatory)
Viti i studimit / faza e studimit
Forma e studimit
Universiteti i Tiranës ishte zgjedhja ime në aplikim
(This question is mandatory)
Nëse do të regjistrohesha sot, do ta zgjidhja përsëri programin ku studioj
Statusi juaj gjatë studimeve
Përkatësia gjinore
PROGRAMI I STUDIMIT
II. Organizimi i programit dhe ngarkesa mësimore
Vlerësoni organizimin e programit të studimit
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Programi i studimit është i organizuar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
Lëndët/modulet janë të lidhura mirë me njëra-tjetrën dhe shmangin përsëritjet e panevojshme.
Përmbajtja e lëndëve është bashkëkohore dhe e përditësuar me zhvillimet e fushës.
Syllabuset, objektivat, literatura dhe kriteret e vlerësimit bëhen të njohura në fillim të semestrit.
Ngarkesa mësimore është e balancuar ndërmjet leksioneve, seminareve, laboratorëve dhe punës së pavarur.
Programi ka renditje logjike të njohurive nga lëndët bazë drejt lëndëve të specializuara.
Orari i mësimit, provimeve dhe aktiviteteve akademike është i organizuar në mënyrë të përshtatshme.
Programi ka nevojë për rishikim/përditësim më të shpeshtë në përputhje me zhvillimet shkencore dhe profesionale.
METODAT E MËSIMDHËNIES
III. Cilësia e mësimdhënies dhe metodat inovative
Vlerësoni cilësinë dhe metodat e mësimdhënies
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Pedagogët zhvillojnë rregullisht orët mësimore sipas orarit.
Pedagogët shpjegojnë qartë konceptet teorike dhe praktike.
Mësimdhënia nxit diskutimin, mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve.
Në lëndë përdoren raste studimore, shembuj realë, eksperimente, ushtrime ose aplikime praktike.
Në program përdoren detyra/projekte individuale ose në grup që lidhen me fushën e studimit.
Përdoren materiale digjitale, platforma online, kuize, simulime ose mjete interaktive për të mbështetur të nxënit.
Studentët marrin feedback gjatë semestrit, jo vetëm në fund të lëndës/provimit.
Mësimdhënia nxit lidhje ndërdisiplinore ndërmjet shkencave natyrore, matematikës, informatikës dhe teknologjisë.
INFRASTRUKTURA LABORATORIKE
IV. Laboratorët, praktikat, siguria dhe infrastruktura
Vlerësoni kushtet laboratorike, praktike dhe infrastrukturore
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Laboratorët janë të mjaftueshëm për zhvillimin cilësor të procesit mësimor.
Pajisjet laboratorike janë funksionale dhe të përshtatshme për lëndët që zhvillohen.
Materialet laboratorike/konsumuese janë të mjaftueshme për zhvillimin e punëve praktike.
Studentët kanë mundësi reale të kryejnë vetë eksperimente, matje, ushtrime praktike ose analiza.
Për punët laboratorike jepen protokolle, udhëzime dhe rregulla sigurie të qarta.
Numri i studentëve në laborator/seminar është i përshtatshëm për punë efektive.
Infrastruktura digjitale, kompjuterët, projektorët, platformat online dhe interneti janë të përshtatshme.
Biblioteka dhe burimet elektronike janë të mjaftueshme për nevojat e programit.
Mjediset mësimore janë të pastra, të sigurta dhe të përshtatshme për studim.
TRANSFORMIMI DIGJITAL
V. Transformimi digjital, software profesional, data science dhe AI
Vlerësoni integrimin e teknologjive digjitale dhe AI në program
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Programi përfshin njohuri bazë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në fushën time.
Në program përdoren software shkencore/profesionale të lidhura me fushën e studimit.
Programi më ndihmon të mbledh, përpunoj, analizoj dhe interpretoj të dhëna.
Në lëndë përdoren metoda kompjuterike, simulime, modelim ose vizualizim të të dhënave, kur këto janë të përshtatshme.
Pedagogët orientojnë studentët për përdorimin etik dhe të përgjegjshëm të AI në detyra, projekte dhe kërkim.
Fakulteti ofron akses të mjaftueshëm në software/platforma për programim, analizë të dhënash, laboratorë virtualë ose modelim.
Programi duhet të integrojë më shumë AI, data science, automatizim ose metoda kompjuterike sipas profilit të fushës.
Studentët kanë nevojë për trajnime shtesë mbi mjetet digjitale, AI dhe software profesional.
AFTËSITË PROFESIONALE DHE KOMPETENCAT
VI. Kompetencat shkencore, profesionale dhe të transferueshme
Vlerësoni kompetencat që keni fituar gjatë programit
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Kam zhvilluar njohuri të forta teorike në fushën time.
Kam zhvilluar aftësi praktike/laboratorike ose aplikative.
Kam zhvilluar aftësi analitike dhe zgjidhje problemash.
Kam zhvilluar aftësi për mbledhje, analizë dhe interpretim të të dhënave.
Kam zhvilluar aftësi digjitale dhe përdorim të software-ve profesionalë.
Kam zhvilluar aftësi programimi, modelimi ose përdorimi të metodave kompjuterike, sipas fushës.
Kam zhvilluar aftësi për shkrim akademik, raportim dhe prezantim të rezultateve.
Kam zhvilluar aftësi për punë në grup dhe komunikim shkencor/profesional.
Kam njohuri të mjaftueshme mbi etikën akademike, citimin dhe integritetin në punën shkencore.
Programi më përgatit për punësim pas diplomimit.
Programi më përgatit për studime të mëtejshme ose kërkim shkencor.
Programi duhet të ketë më shumë lëndë/module me fokus praktik, teknologjik, digjital ose aplikativ.
ETIKA DHE VLERËSIMI
VII. Vlerësimi, integriteti akademik dhe marrëdhënia pedagog-student
Vlerësoni procesin e vlerësimit dhe integritetin akademik
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Kriteret e vlerësimit janë të qarta dhe bëhen të njohura në fillim të lëndës.
Provimet, detyrat dhe projektet janë në përputhje me temat e zhvilluara.
Vlerësimi është objektiv, i drejtë dhe transparent.
Studentët kanë mundësi të marrin sqarime për vlerësimin e tyre.
Në notën përfundimtare merren parasysh edhe detyra, projekte, ushtrime, laboratorë ose angazhime gjatë semestrit.
Pedagogët komunikojnë me etikë dhe respekt me studentët.
Studentët trajtohen në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.
Rregullat për plagjiaturën, citimin, përdorimin e AI dhe integritetin akademik janë të qarta.
SHËRBIMET DHE MBËSHTETJA
VIII. Shërbimet studentore, informimi dhe mbështetja
Vlerësoni shërbimet studentore dhe informimin
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Sekretaria mësimore ofron shërbim korrekt dhe në kohë.
Informacioni mbi oraret, provimet, regjistrimet dhe procedurat akademike është i qartë.
Faqja e internetit dhe kanalet zyrtare të fakultetit ofrojnë informacion të përditësuar.
Thirrjet për aktivitete, projekte, praktika, konferenca ose mobilitete bëhen publike në kohë.
Studentët marrin mbështetje akademike kur hasin vështirësi në lëndë/programe.
Ka këshillim të mjaftueshëm për zgjedhjen e lëndëve, temës së diplomës ose orientimit akademik.
Këshilli studentor ose përfaqësuesit studentorë komunikojnë në mënyrë efektive me studentët.
Fakulteti ofron mjedis gjithëpërfshirës dhe mbështetës për studentët.
KERKIMI SHKENCOR DHE PROJEKTET
IX. Kërkimi shkencor, projektet dhe ndërkombëtarizimi
Vlerësoni përfshirjen në kërkim, projekte dhe ndërkombëtarizim
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Studentët kanë mundësi të përfshihen në projekte kërkimore, laboratorike ose aplikative.
Studentët informohen për konferenca, olimpiada, gara shkencore, shkolla verore ose aktivitete akademike.
Pedagogët i nxisin studentët të marrin pjesë në veprimtari kërkimore ose profesionale.
Ka mundësi për prezantim të punimeve studentore, posterave, projekteve ose rezultateve kërkimore.
Studentët kanë informacion të mjaftueshëm për mobilitete ndërkombëtare dhe Erasmus+.
Fakulteti ka bashkëpunime të dukshme me universitete, institute kërkimore, kompani ose institucione publike.
Programi më orienton për vazhdimin e studimeve/kërkimit në nivel më të avancuar.
ORIENTIMI DREJT TREGUT TË PUNËS
X. Karriera, praktikat profesionale dhe lidhja me tregun e punës
Vlerësoni përgatitjen për karrierë dhe treg pune
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Programi ka lidhje të qartë me profesionet dhe mundësitë reale të punësimit.
Fakulteti ofron informacion të mjaftueshëm mbi karrierën, praktikat profesionale dhe punësimin.
Në program ftohen profesionistë, alumni ose ekspertë të jashtëm për leksione/aktivitete.
Ka mundësi për praktika, vizita studimore, internship-e ose projekte me institucione/kompani.
Lëndët përfshijnë raste reale nga sektori publik, industria, laboratori, shkolla ose teknologjia.
Programi ndihmon në zhvillimin e portofolit profesional: projekte, raporte, analiza, kod, eksperimente ose produkte.
Fakulteti duhet të forcojë më shumë lidhjen me punëdhënësit dhe partnerët institucionalë.
Pas diplomimit ndihem i/e përgatitur për të konkurruar në tregun e punës ose për studime të mëtejshme.
SPECIFIKA TË PROGRAMEVE ME ZBATIM LABORATORIK
XI. Modul specifik për programet laboratorike/eksperimentale
Për programet laboratorike/eksperimentale, vlerësoni aspektet e mëposhtme
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Punët laboratorike lidhen drejtpërdrejt me objektivat e lëndëve.
Unë kryej vetë matje, eksperimente ose analiza dhe jo vetëm demonstrime nga pedagogu/laboranti.
Pajisjet laboratorike janë të mirëmbajtura dhe të sigurta për përdorim.
Ka trajnim të mjaftueshëm për sigurinë biologjike/kimike/fizike, sipas fushës.
Në laborator respektohen rregullat për menaxhimin e mostrave, reagentëve, materialeve dhe mbetjeve.
Punët laboratorike përfshijnë analizë, interpretim dhe raportim të rezultateve.
Laboratorët lidhen me temat e diplomës, projektet ose kërkimin shkencor të studentëve.
Fakulteti duhet të investojë më shumë në pajisje, materiale dhe mirëmbajtje laboratorike.
SPECIFIKA TË PROGRAMEVE IT
XII. Modul specifik për Informatikë, TIK, Data Science dhe AI
Për programet Informatikë/TIK/Data Science/AI, vlerësoni aspektet e mëposhtme
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Programi zhvillon kompetenca të forta në programim dhe zgjidhje algoritmike.
Programi përfshin databaza, sisteme informacioni, inxhinieri software ose zhvillim aplikacionesh në nivel të përshtatshëm.
Programi përfshin data science, machine learning, AI ose analizë të dhënash në mënyrë të mjaftueshme.
Laboratorët kompjuterikë, serverat, software-t dhe platformat janë të përshtatshme për zhvillim praktik.
Në lëndë zhvillohen projekte reale, kod, prototipe, aplikacione ose analiza të dhënash.
Programi trajton sigurinë kibernetike, privatësinë e të dhënave dhe etikën e teknologjisë.
Programi ndjek ritmin e zhvillimeve të tregut në teknologji, data dhe AI.
Fakulteti duhet të forcojë bashkëpunimin me kompani teknologjike dhe institucione që përdorin data/AI.
SPECIFIKA TË PROGRAMEVE MATEMATIKË-FIZIKË
XIII. Modul specifik për matematikë, fizikë dhe modelim
Për programet Matematikë/Fizikë/Modelim, vlerësoni aspektet e mëposhtme
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Programi zhvillon bazë të fortë teorike dhe konceptuale.
Programi përfshin mjaftueshëm ushtrime të avancuara, problem-solving dhe zbatim të metodave analitike.
Programi përdor software për modelim, simulim, analizë numerike ose vizualizim shkencor.
Në lëndë trajtohen aplikime në industri, teknologji, financë, energji, shkenca natyrore ose data science.
Studentët përfshihen në mini-projekte, analiza, modelime ose detyra kërkimore.
Programi nxit lidhjen ndërmjet matematikës/fizikës, informatikës dhe aplikimeve praktike.
Programi duhet të ketë më shumë komponentë aplikativë dhe ndërdisiplinorë.
SPECIFIKA TË PROGRAMEVE MËSUESI
XIV. Modul specifik për programet e Mësuesisë
Për programet e Mësuesisë, vlerësoni aspektet e mëposhtme
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Programi më përgatit për planifikimin dhe organizimin e orës së mësimit.
Programi lidh mirë njohuritë shkencore me didaktikën e lëndës.
Praktika pedagogjike në shkolla është e organizuar mirë.
Gjatë praktikës marr feedback të mjaftueshëm nga mentori/pedagogu përgjegjës.
Programi më përgatit për përdorimin e teknologjisë, platformave digjitale dhe AI në mësimdhënie.
Programi më përgatit për vlerësimin e nxënësve dhe hartimin e testeve/detyrave.
Programi duhet të ketë më shumë praktikë në shkolla dhe më shumë metoda inovative të mësimdhënies.
SPECIFIKA TË PROGRAMEVE SIPAS CIKLIT TË STUDIMIT
XV. Module specifike sipas ciklit të studimit
Vetëm për Master Profesional: vlerësoni orientimin profesional të programit
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Programi ka orientim të qartë praktik dhe profesional.
Lëndët aplikative janë të mjaftueshme për profilin profesional.
Praktikat profesionale/internship-et janë të organizuara mirë.
Programi lidhet me nevojat reale të tregut të punës.
Programi përdor raste reale nga institucione, kompani, laboratorë, shkolla ose sektorë profesionalë.
Programi më ndihmon për punësim, rikualifikim ose avancim profesional.
Vetëm për Master i Shkencave / Master Profesional: vlerësoni diplomën, projektin ose mikrotezën
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Procesi i zgjedhjes së temës së diplomës/projektit është i qartë.
Udhëheqja akademike për temën/projektin është e rregullt dhe cilësore.
Kam akses të mjaftueshëm në laboratorë, software, të dhëna ose literaturë për realizimin e temës/projektit.
Jam përgatitur mjaftueshëm për metodologjinë e kërkimit/projektit.
Tema/projekti lidhet me nevojat shkencore, profesionale ose të tregut të punës.
Kam mundësi të prezantoj rezultatet në seminar, konferencë, poster ose aktivitet studentor.
Fakulteti duhet të strukturojë më mirë procesin e diplomës/projektit/mikrotezës.
Vetëm për Doktoraturë: vlerësoni kushtet e kërkimit doktoral
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Plani individual i kërkimit është i qartë dhe i monitoruar rregullisht.
Udhëheqja shkencore është cilësore dhe e vazhdueshme.
Kam akses në laboratorë, databaza, software, literaturë dhe burime kërkimore.
Fakulteti mbështet pjesëmarrjen në konferenca, botime dhe mobilitete kërkimore.
Doktorantët integrohen në grupe/projekte kërkimore.
Ka udhëzime të qarta për etikën kërkimore, publikimet dhe integritetin shkencor.
Programi i doktoraturës ka nevojë për më shumë mbështetje financiare, infrastrukturore dhe ndërkombëtarizim.
VLERËSIM I PEËRGJITHSHËM DHE REKOMANDIME
XVI. Vlerësim i përgjithshëm dhe rekomandime
(This question is mandatory)
Sa të kënaqur jeni me përvojën tuaj në FSHN?
(This question is mandatory)
Sa i ka përmbushur programi pritshmëritë tuaja?
Sa do t’ia rekomandonit programin tuaj një studenti të ri?
Cilin aspekt vlerësoni më shumë në FSHN?
Cilat janë tre aspektet kryesore që FSHN duhet të përmirësojë?
Cilat janë tre pikat më të forta të programit/fakultetit?
Jepni një sugjerim konkret për përmirësimin e programit tuaj të studimit.
Nëse ka ndonjë çështje tjetër të rëndësishme që nuk është trajtuar në këtë pyetësor, ju lutemi shpreheni këtu.