Caution: JavaScript execution is disabled in your browser or for this website. You may not be able to answer all questions in this survey. Please, verify your browser parameters.

Pyetësor për mjekë radiologë dhe teknikë radiologjie mbi ekzaminimet radiologjike para, gjatë dhe pas pandemisë COVID-19

Pyetësor kërkimor për studimet doktorale


 

Të nderuar profesionistë të imazherisë,

Unë jam Suela Hoxhaj dhe në kuadër të studimit tim shkencor, kërkoj kontributin tuaj në plotësimin e pyetësorit me temë: “Informacione të përgjithshme mbi ekzaminimet radiologjike para, gjatë dhe pas pandemisë COVID-19”. Ky pyetësor synon të mbledhë të dhëna dhe opinione profesionale mbi praktikën e kryerjes së ekzaminimeve radiologjike, ndryshimet e vërejtura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kategoritë kryesore të pacientëve, llojet e ekzaminimeve të realizuara, përsëritjen e ekzaminimeve si dhe aspekte që lidhen me dozën, protokollet dhe sigurinë radiologjike. Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme, pasi përmes përvojës suaj profesionale ju kontribuoni në realizimin e një studimi në nivel kombëtar mbi përdorimin e ekzaminimeve radiologjike dhe ndikimin e tyre në praktikën klinike para, gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.

Pyetësori është anonim dhe të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore dhe do të analizohen në formë të përmbledhur.

Ju faleminderit për kohën, bashkëpunimin dhe kontributin tuaj të çmuar.

There are 53 questions in this survey.
SEKSIONI A. Pëlqimi i informuar dhe udhëzimet e plotësimit

SEKSIONI A. Pëlqimi i informuar dhe udhëzimet e plotësimit

Ky pyetësor është anonim dhe synon të mbledhë përvojën profesionale mbi ekzaminimet radiologjike para, gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.

(This question is mandatory)
A jeni dakord të merrni pjesë vullnetarisht në këtë pyetësor anonim?
Nëse nuk jeni dakord, ju lutemi mos vijoni me plotësimin.
SEKSIONI B. Profili profesional dhe institucional

SEKSIONI B. Profili profesional dhe institucional

Ky seksion mbledh të dhëna të përgjithshme mbi rolin profesional, tipin e institucionit dhe qytetin ku ushtroni aktivitetin.

(This question is mandatory)
Cili është profili juaj profesional?
Pyetësori u drejtohet profesionistëve të përfshirë drejtpërdrejt në kryerjen ose raportimin e ekzaminimeve radiologjike.
(This question is mandatory)
Në çfarë tipi institucioni ushtroni kryesisht aktivitetin profesional?
Zgjidhni institucionin ku punoni më shpesh.
(This question is mandatory)
Qyteti ku ushtroni kryesisht aktivitetin profesional
Zgjidhni qytetin/bashkinë kryesore ku punoni.
(This question is mandatory)
Sa vite eksperiencë keni në radiologji/imazheri?
(This question is mandatory)
Në cilat procese jeni përfshirë drejtpërdrejt gjatë punës suaj?
Mund të zgjidhni më shumë se një alternativë.
(This question is mandatory)
Gjatë pandemisë COVID-19, institucioni juaj ka ofruar shërbim diagnostik për pacientë COVID-19?
SEKSIONI C. Pajisjet, protokollet dhe kontrolli i cilësisë

SEKSIONI C. Pajisjet, protokollet dhe kontrolli i cilësisë

Ky seksion fokusohet në modalitetet radiologjike, protokollet, regjistrimin e dozës dhe kontrollin e cilësisë.

(This question is mandatory)
Cilat modalitete radiologjike përdoren në institucionin/shërbimin tuaj?
(This question is mandatory)
Si do ta vlerësonit moshën teknologjike të pajisjeve kryesore radiologjike në institucionin tuaj?
(This question is mandatory)
Sa shpesh kryhet kontrolli teknik/QA/QC i pajisjeve radiologjike?
(This question is mandatory)
Cilat të dhëna dozimetrike regjistrohen zakonisht në praktikën tuaj?
(This question is mandatory)
A përdorni protokolle të shkruara dhe të standardizuara për ekzaminimet kryesore?
(This question is mandatory)
A janë përdorur protokolle low-dose CT për pacientët COVID-19, kur ka qenë e mundur?
(This question is mandatory)
A krahasohen dozat në institucionin tuaj me nivele referencë diagnostike (DRL)?
(This question is mandatory)
Sa shpesh ndodh ripërsëritje e ekzaminimeve për shkak të cilësisë jo të mjaftueshme të imazhit?
SEKSIONI D. Praktika radiologjike para pandemisë COVID-19

SEKSIONI D. Praktika radiologjike para pandemisë COVID-19

Referojuni periudhës para pandemisë, kryesisht viteve 2018–2019 ose periudhës së zakonshme para COVID-19.

(This question is mandatory)
Cilat ekzaminime kryheshin më shpesh para pandemisë COVID-19?
(This question is mandatory)
Cilat kategori pacientësh kryenin më shpesh ekzaminime radiologjike para pandemisë?
Si ishte volumi mesatar mujor i ekzaminimeve radiologjike para pandemisë në shërbimin tuaj?
(This question is mandatory)
Para pandemisë, sa shpesh kryheshin ekzaminime të përsëritura brenda 2–4 javësh për të njëjtin pacient?
(This question is mandatory)
Para pandemisë, cilat parametra teknikë/dozimetrikë ishin zakonisht të disponueshëm?
SEKSIONI E. Praktika radiologjike gjatë pandemisë COVID-19

SEKSIONI E. Praktika radiologjike gjatë pandemisë COVID-19

Referojuni periudhës 2020–2021, veçanërisht valëve kryesore të pandemisë dhe rritjes së ngarkesës diagnostike.

(This question is mandatory)
Si ndryshoi volumi i përgjithshëm i ekzaminimeve radiologjike gjatë pandemisë krahasuar me periudhën para saj?
(This question is mandatory)
Cilat modalitete u rritën më shumë gjatë pandemisë COVID-19?
(This question is mandatory)
Cilat kategori pacientësh kryenin më shpesh ekzaminime radiologjike gjatë pandemisë?
(This question is mandatory)
Sa shpesh u përdor CT torakale për pacientët e dyshuar/konfirmuar me COVID-19?
(This question is mandatory)
Sa shpesh u përdor radiografia e toraksit për pacientët e dyshuar/konfirmuar me COVID-19?
(This question is mandatory)
Gjatë pandemisë, sa shpesh pacientët kryenin më shumë se një ekzaminim radiologjik brenda 2–3 javësh?
(This question is mandatory)
Cilat ishin arsyet më të shpeshta për përsëritjen e ekzaminimeve gjatë pandemisë?
(This question is mandatory)
Cilat protokolle CT u përdorën më shpesh gjatë pandemisë?
Afërsisht çfarë përqindje e pacientëve COVID-19 kryenin më shumë se një ekzaminim radiologjik brenda një periudhe të shkurtër?
SEKSIONI F. Praktika radiologjike pas pandemisë COVID-19

SEKSIONI F. Praktika radiologjike pas pandemisë COVID-19

Referojuni periudhës 2022 e në vijim, kur aktiviteti diagnostik filloi të normalizohej ose të ndryshonte pas pandemisë.

(This question is mandatory)
Si është volumi aktual i ekzaminimeve radiologjike krahasuar me periudhën para pandemisë?
(This question is mandatory)
Cilat modalitete kanë mbetur më të përdorura edhe pas pandemisë?
(This question is mandatory)
Cilat kategori pacientësh kryejnë më shpesh ekzaminime radiologjike pas pandemisë?
(This question is mandatory)
Çfarë ndryshimesh janë bërë në protokollet radiologjike pas pandemisë?
(This question is mandatory)
Pas pandemisë, a është rritur vëmendja ndaj dozës së pacientit në praktikën tuaj?
SEKSIONI G. Doza, ekspozimi kumulativ dhe risku radiobiologjik

SEKSIONI G. Doza, ekspozimi kumulativ dhe risku radiobiologjik

Ky seksion fokusohet në vlerësimin e dozës, ekspozimet e përsëritura dhe perceptimin profesional mbi riskun stokastik/radiobiologjik.

(This question is mandatory)
Sa të njohur jeni me treguesit CTDIvol, DLP, KAP/DAP dhe dozën efektive?
(This question is mandatory)
A u shpjegohet pacientëve risku dhe përfitimi i ekzaminimit radiologjik, kur është e nevojshme?
(This question is mandatory)
Sipas përvojës suaj, gjatë pandemisë pati rritje të ekspozimit kumulativ të pacientëve ndaj rrezatimit jonizues?
(This question is mandatory)
Cilët faktorë kontribuan më shumë në rritjen e dozës gjatë pandemisë?
(This question is mandatory)
Cilat kategori pacientësh i konsideroni më të ndjeshme ndaj riskut nga ekspozimet e përsëritura?
(This question is mandatory)
A mendoni se Shqipëria ka nevojë për një regjistër kombëtar të dozës së pacientëve?
(This question is mandatory)
A keni përdorur ndonjë softuer për monitorimin ose menaxhimin e dozës së pacientit?
(This question is mandatory)
Cilat janë pengesat kryesore për monitorimin sistematik të dozës?
SEKSIONI H. Praktikat profesionale, standardizimi dhe nevojat për përmirësim

SEKSIONI H. Praktikat profesionale, standardizimi dhe nevojat për përmirësim

Ky seksion mbledh opinionin profesional mbi justifikimin, standardizimin dhe përmirësimin e praktikës radiologjike.

(This question is mandatory)
Gjatë pandemisë, sa shpesh u kërkuan ekzaminime radiologjike që mund të mos ishin plotësisht të justifikuara klinikisht?
(This question is mandatory)
Si e vlerësoni standardizimin e protokolleve radiologjike në institucionin tuaj?
(This question is mandatory)
Në cilat fusha nevojiten më shumë trajnime për stafin radiologjik?
(This question is mandatory)
Cilat të dhëna duhet të përfshihen në një databazë kombëtare të ekspozimeve radiologjike?
Ju lutemi përshkruani shkurtimisht problematikat kryesore që keni hasur gjatë pandemisë në kryerjen e ekzaminimeve radiologjike.
SEKSIONI I. AI4MED Dose & Radiobiological Risk Tool

SEKSIONI I. Dose & Radiobiological Risk Tool

Ky seksion vlerëson nevojën për një mjet digjital të integruar për llogaritjen e dozës dhe interpretimin probabilistik të riskut radiobiologjik.

(This question is mandatory)
Sa i dobishëm do të ishte një aplikacion që llogarit dozën kumulative dhe jep interpretim probabilistik të riskut radiobiologjik?
(This question is mandatory)
Cilat funksione duhet të ketë aplikacioni?
(This question is mandatory)
Kush duhet të jetë përdoruesi kryesor i një mjeti të tillë?
(This question is mandatory)
A do të ishit të gatshëm ta testonit një prototip të Dose & Radiobiological Risk Tool në shqip?
(This question is mandatory)
Cilat janë shqetësimet kryesore për përdorimin e një aplikacioni të tillë?
Sugjerime të tjera për përmirësimin e protokolleve, monitorimit të dozës ose zhvillimit të aplikacionit.