Caution: JavaScript execution is disabled in your browser or for this website. You may not be able to answer all questions in this survey. Please, verify your browser parameters.

Pyetësori i personelit akademik të Universitetit të Tiranës 2025-2026

 


Vlerësimi i mësimdhënies, programeve, kërkimit shkencor, infrastrukturës, qeverisjes akademike, digjitalizimit dhe mbështetjes institucionale në UT.

Realizuar nga Instituti për Cilësi në Arsim!

 

 

I/e nderuar anëtar/e i/e personelit akademik,

Instituti për Cilësi në Arsim, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, organizon këtë pyetësor për të marrë mendimin tuaj mbi funksionimin akademik dhe institucional të UT-së, cilësinë e mësimdhënies, programet e studimit, kërkimin shkencor, infrastrukturën, mbështetjen institucionale, metodat inovative, digjitalizimin dhe përdorimin e teknologjive të reja.

Ky pyetësor, nëpërmjet opinionit tuaj, synon të japë një informacion real mbi funksionimin e UT. Këto  informacione do të shërbejnë për vlerësimin e përgjithshëm të ecurisë së institucionit, evidentimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve në kohën më të shpejtë të mundshme. Me qëllim marrjen e një mendimi sa më real e të paanshëm, ky pyetësor organizohet dhe administrohet nga një institucion jashtë UT. Në asnjë rast ju nuk identifikoheni nëpërmjet përgjigjeve tuaja por ato do të jenë pjesë e rezultateve dhe analizave përmbledhëse të anketimit në përfundim të tij. Duke kërkuar kontributin tuaj për plotësimin e pyetësorit, shpresojmë se gjithsecili prej jush do të bëhët pjesë aktive në përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në Universitetin e Tiranës.

Faleminderit për pjesëmarrjen!

www.iqe.al  


 

PROFILI AKADEMIK
I. Të dhëna të përgjithshme për personelin akademik
(This question is mandatory)
Njësia kryesore ku jeni i/e angazhuar kryesisht
(This question is mandatory)
Fusha kryesore akademike/profesionale ku jepni mësim ose zhvilloni kërkim
(This question is mandatory)
Marrëdhënia juaj e punësimit/angazhimit në UT është
(This question is mandatory)
Titulli/kategoria akademike më e lartë që zotëroni aktualisht
Përvoja juaj në mësimdhënie në arsimin e lartë
Ciklet e studimit ku angazhoheni më së shumti gjatë vitit akademik.
Mund të zgjidhni më shumë se një alternativë.
Në 5 vitet e fundit, a keni qenë i/e përfshirë në pozicione drejtuese, komisione ose organe kolegjiale në UT?
MESIMDHENIA
II. Organizimi i mësimdhënies dhe programet e studimit
Vlerësoni aspektet e mëposhtme për organizimin e programeve dhe procesin mësimor
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Programet e studimit ku jam i/e angazhuar kanë objektiva dhe rezultate të të nxënit të qarta.
Syllabuset, literatura dhe kriteret e vlerësimit bëhen të qarta për studentët në fillim të semestrit.
Përmbajtja e lëndëve është e përditësuar me zhvillimet bashkëkohore të fushës.
Raporti midis teorisë, seminareve, praktikave/laboratorëve dhe punës së pavarur është i balancuar.
Programet zhvillojnë kompetenca të matshme profesionale, analitike dhe praktike.
Ngarkesa mësimore e studentëve është e arsyeshme dhe e menaxhueshme.
Metodat aktuale të vlerësimit matin realisht njohuritë dhe kompetencat e studentëve.
Programet lidhen mjaftueshëm me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet shoqërore/ekonomike.
Studentët përfshihen në mënyrë aktive në detyra, projekte, diskutime ose punë praktike.
Programet kanë nevojë për rishikim/përditësim më të shpeshtë të përmbajtjes dhe metodologjisë.
NOVACIONI DHE TEKNOLOGJIA
III. Metoda inovative, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale në mësimdhënie
Vlerësoni përdorimin e metodave inovative dhe teknologjive të reja në mësimdhënie
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Në lëndët që zhvilloj përdoren metoda aktive të të nxënit: diskutime, ushtrime, raste studimore ose zgjidhje problemesh.
Në programet ku jam i/e angazhuar përdoren projekte individuale ose në grup për të zhvilluar kompetenca praktike.
Përdoren platforma digjitale/LMS për materiale, detyra, komunikim ose vlerësim gjatë semestrit.
Përdoren mjete digjitale, simulime, databaza, software profesional ose burime online sipas profilit të lëndës.
Pedagogët kanë nevojë për më shumë trajnim për përdorimin pedagogjik të teknologjisë digjitale.
Inteligjenca artificiale mund të integrohet në mënyrë të dobishme në mësimdhënie, kërkim ose vlerësim.
Në institucion ka nevojë për udhëzime të qarta mbi përdorimin etik të AI nga studentët dhe stafi.
Përdorimi i AI kërkon rishikim të metodave të vlerësimit, detyrave dhe integritetit akademik.
UT duhet të zhvillojë politika institucionale për integrimin e përgjegjshëm të AI në procesin akademik.
STUDENTET
IV. Studentët, angazhimi dhe performanca akademike
Vlerësoni profilin, angazhimin dhe përgatitjen e studentëve
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Studentët në hyrje kanë nivel të mjaftueshëm për të ndjekur me sukses programin.
Studentët shfaqin interes dhe angazhim të qëndrueshëm gjatë procesit mësimor.
Studentët kanë aftësi të mjaftueshme për studim të pavarur dhe punë individuale.
Studentët kanë aftësi të mjaftueshme në shkrim akademik, argumentim dhe komunikim profesional.
Studentët kanë aftësi të mjaftueshme digjitale për të përdorur platforma dhe burime online.
Studentët respektojnë etikën akademike, rregullat e citimit dhe integritetin në detyra/provime.
Ka nevojë për më shumë mbështetje akademike për studentët me vështirësi në të nxënë.
Ka nevojë për më shumë orientim karriere dhe këshillim akademik për studentët.
Bazuar në përvojën tuaj, si e vlerësoni nivelin e studentëve në hyrje gjatë tre viteve të fundit?
Vlerësimi të mos fokusohet vetëm te nota, por edhe te motivimi, komunikimi, puna e pavarur dhe etika akademike.
Nivel shumë i mirë Nivel i mirë Nivel mesatar Nivel i dobët Nuk kam informacion Pa pergjigje
2023-2024
2024-2025
2025-2026
KERKIMI SHKENCOR
V. Kërkimi shkencor, projektet dhe ndërkombëtarizimi
Gjatë vitit akademik 2025-2026, veprimtaria juaj është fokusuar në
Mund të zgjidhni më shumë se një alternativë.
Vlerësoni mbështetjen për kërkim shkencor, projekte dhe ndërkombëtarizim
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Institucioni ofron mbështetje të mjaftueshme për zhvillimin e kërkimit shkencor.
Ka informacion të mjaftueshëm për thirrje projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mbështetja financiare/logjistike për pjesëmarrje në konferenca është e mjaftueshme.
Aksesi në literaturë shkencore, databaza dhe burime elektronike është i mjaftueshëm.
Studentët përfshihen mjaftueshëm në kërkim, projekte ose veprimtari shkencore.
Ka mekanizma funksionalë për nxitjen e botimeve shkencore cilësore.
Mobiliteti akademik dhe bashkëpunimet ndërkombëtare janë të mjaftueshme.
Bashkëpunimi me institucione publike, sektorin privat, komunitetin profesional ose partnerë ndërkombëtarë duhet të forcohet.
UT duhet të zhvillojë më shumë grupe kërkimore ndërdisiplinore dhe projekte të përbashkëta ndërmjet njësive.
INFRASTRUKTURA DHE LOGJISTIKA
VI. Infrastruktura, burimet dhe shërbimet mbështetëse
Vlerësoni kushtet dhe burimet që mbështesin veprimtarinë akademike
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Sallat e leksioneve/seminareve janë të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.
Laboratorët, kabinetet, mjediset praktike ose hapësirat profesionale janë të përshtatshme për profilin e programit.
Pajisjet didaktike dhe logjistika mbështetëse: kompjuterë, projektorë, printerë, internet, janë të mjaftueshme.
Platformat digjitale dhe infrastruktura IT mbështesin mjaftueshëm mësimdhënien dhe komunikimin me studentët.
Biblioteka dhe burimet elektronike mbështesin mjaftueshëm mësimdhënien dhe kërkimin.
Mjediset e punës për stafin akademik janë të përshtatshme.
Shërbimet administrative mbështesin në kohë nevojat e personelit akademik.
Ka nevojë për investime prioritare në infrastrukturë fizike, laboratorike dhe digjitale.
Mjediset dhe shërbimet janë të aksesueshme dhe të sigurta për stafin dhe studentët.
QEVERISJA DHE ADMINISTRIMI
VII. Qeverisja akademike, sigurimi i cilësisë dhe zhvillimi profesional
Vlerësoni funksionimin institucional dhe proceset e sigurimit të cilësisë
Plotësisht dakord Kryesisht dakord Pjesërisht dakord Aspak dakord Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Departamenti/njësia ku jam pjesë funksionon në mënyrë efektive dhe bashkëpunuese.
Dekanati/drejtuesit e njësisë komunikojnë qartë prioritetet dhe vendimmarrjet.
Vendimmarrja në nivel fakulteti/njësie është transparente dhe e bazuar në konsultim.
Personeli akademik përfshihet në rishikimin e programeve dhe përmirësimin e procesit mësimor.
Rezultatet e pyetësorëve të studentëve përdoren realisht për përmirësimin e cilësisë.
Ngarkesa mësimore, kërkimore dhe administrative është e menaxhueshme.
Proceset e promovimit, vlerësimit dhe mbështetjes në karrierë janë të qarta dhe të drejta.
Institucioni mbështet trajnime, kualifikime dhe zhvillim profesional për personelin akademik.
Liria akademike dhe integriteti profesional respektohen në institucion.
UT duhet të forcojë sistemin e indikatorëve për matjen e performancës akademike, kërkimore dhe institucionale.
Mendimi juaj për funksionimin e strukturave/niveleve institucionale
Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm Jo mirë Nuk kam informacion / Nuk aplikohet Pa pergjigje
Senati Akademik
Bordi i Administrimit
Rektorati
Dekanati / drejtuesit e njësisë kryesore
Departamenti / njësia bazë
Komisionet e përhershme dhe grupet e punës
Strukturat e sigurimit të cilësisë
Këshilli i etikës
VLERESIMI I PERGJITHSHEM DHE REKOMANDIME
VIII. Vlerësim i përgjithshëm dhe rekomandime
(This question is mandatory)
Në përgjithësi, sa i ka përmbushur UT pritshmëritë tuaja si personel akademik?
(This question is mandatory)
Sa të kënaqur jeni me përvojën tuaj akademike dhe institucionale në UT?
Cilin aspekt vlerësoni më shumë në UT?
Cilat janë drejtimet kryesore që UT duhet të përmirësojë me prioritet?
Rekomandohet të zgjidhni deri në tre alternativa.
Bazuar në eksperiencën tuaj, çfarë vlerësoni maksimalisht në UT?
Cilat janë tre problematikat kryesore që duhet të adresohen për përmirësimin e cilësisë në UT?
Jepni një rekomandim konkret për përmirësimin e mësimdhënies, kërkimit shkencor ose funksionimit institucional në UT.
Nëse ka ndonjë çështje tjetër të patrajtuar në këtë pyetësor, ju lutemi jepni komentin tuaj.